Biden “mund” sërish Trump-in, fjalimin e tij e ndoqën mbi 1 milion shikues më shumë

Joe Biden e ka mundur edhe njëherëDonald Trump, pasi ceremonia e betimit të tij, është parë një milionë herë më shumë sesa ish-presidenti. Sipas të dhënave të publikuar nga Nielsen thuajse 40 milionë njerëz e ndoqën drejtpërsëdrejti betimin e presidentit demokrat Joe Biden në gjashtë rrjete televizive.

Në bazë të të dhënave të publikuara të enjten, audienca e Biden ishte 4 për qind më e lartë se ajo e Donald Trump në ceremoninë e vitit 2017.

Të dhënat mbulojnë 30 minutëshin që nis nga ora 11:45, me kohën lokale të mërkurën, kur Biden bëri betimin dhe mbajti fjalimin e tij të parë si president i vendit në Kapitol.

Po ashtu, në të dhëna përfshihet audienca nga transmetuesit ABC, CBS dhe NBC dhe kabllorët nga Fox News, CNN dhe MSNBC. Në vitin 2017, rreth 38.3 milionë persona e ndoqën inagurimin e republikanit Donald Trump dhe fjalimin e mbajtur më pas nga ai.

Ndërsa, ceremonia e betimit të demokratit Barack Obama në vitin 2009 u ndoq nga 51.2 milionë shikues.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu