Biden “përzieu” Gjukanoviç dhe Krivokapiç

Presidenti i SHBA Joe Biden e përgëzoi Presidentin Milo Gjukanoviç për 13 korrik, Ditën e Shtetit të Malit të Zi, por e ngatërroi atë me Kryeministrin Zdravko Krivokapic, transmeton InfoShqip.

Gjegjësisht, Biden thotë në mesazhin e tij urues se ishte e rëndësishme të dëgjohej “kontributi juaj gjatë takimit tonë të fundit të NATO-s në Bruksel“, në të cilin Djukanovic nuk ishte, por Krivokapic, dhe i cili u mbajt në mes të qershorit në selinë e NATO-s.

Në mesazhin e tij urues, Biden shkroi, ndër të tjera, se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të sigurojnë mbështetje të fortë për popullin e Malit të Zi në përparimin në rrugën Euro-Atlantike dhe zbatimin e reformave të nevojshme për pranimin në Bashkimin Evropian.

Bajden përgëzoi gjithashtu përvjetorin e katërt të anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën e NATO-s./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu