Biden posedon zyrtarisht më shumë se 270 vota elektorale, i hapet rruga për t’u shpallur president i SHBA-së

Joe Biden i ka tani zyrtarisht më shumë se 270 vota të Kolegjit Zgjedhor që i duhen për të kërkuar presidencën kjo pasi Kalifornia certifikoi së fundmi rezultatin e zgjedhjeve. Sipas medieve të huaja, sekretari i shtetit, Alex Padilla, miratoi rezultatet e fitores së Biden, bazuar në deklaratë nga zyra e tij, që tani guvernatori demokrat, Gavin Newsom do të fillojë përgatitjen e Certifikatës së Vërtetimit që cakton 55 zgjedhësit e shtetit për Biden.

Zgjedhësit do të takohen në shtetet e tyre përkatëse më 14 dhjetor për të hedhur votat e tyre, të cilat Kongresi do t’i numërojë në një seancë të përbashkët më 6 janar. Pas rezultateve zyrtare, fituesi i postit të Presidentit inaugurohet më 21 janar të vitit 2021. Derisa Biden dhe nënkryetarja e zgjedhur, Kamala Harris, vazhdojnë me kalimin në një administrate të re, presidenti në largim, Donald Trump, vazhdon të bëjë akuza për mashtrim masiv të votave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu