Bie nga kati i parë i shtëpisë, 5 vjeçari nga Shkupi lufton për jetën

Një fëmijë i moshës pesë vjeçare është lënduar rëndë pasi që pardje në fshatin Radushë të Shkupit, ka rënë nga kati i parë i shtëpisë që është në ndërtim.

Fëmija është nga Berlini i Gjermanisë, kishte ardhur në vizitë te kushërinjtë e tij. Fatkeqësia, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 22, kur fëmija ishte ngjitur në katin lartë dhe në një moment ka rënë nga hapësira që ishte e hapur, sepse shtëpia ende po ndërtohej. Nga rënia, fëmija rëndë e ka lënduar kokën dhe pavetëdije është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Mjekët e kanë denoncuar rastin në polici, prej ku kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes. Vërtetohen arsyet për fatkeqësinë, transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu