Bie numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 991 testime ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Sipas qyteteve: Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strrumicë-2, Radovisht-2, Krushevë-2, Koçani-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4 dhe Resnjë-4.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar.

Gjashtë persona kanë humbur jetën, dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një nga Gostivari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu