Big Brother VIP është termi më i kërkuar në Google nga shqiptarët në vitin 2021

Nisi në tetor, por spektakli Big Brother VIP është bërë ndër më të shikuarit dhe komentohet për secilën ngjarje, teksa banorët që janë pjesë e tij kanë fituar famë e vëmendje të madhe. Ashtu siç ndodh çdo fundvit, statistika të ndryshme publikohen për të llogaritur suksesin e ndonjë personazhi publik apo show televiziv.

Dhe, sipas këtyre të dhënave, Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021.

Në një postim në InstaStory, prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani i është gëzuar këtij lajmi, duke e ndarë me ndjekësit në Instagram. “Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, ka shkruar Arbana në postim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu