‘Big Brother Vip’ së shpejti dhe në Kosovë? (VIDEO)

Big Brother Vip do të vijë së shpejti edhe në Kosovë, këtë lajm e ka bërë të ditur “Prive” ku ndërmjet një postimi në Instagram lajmëroi se së shpejti pritet të nisë një spektakël, e duke e parë nga video e postuar ngjason me Big Brother Vip.

Akoma nuk është konfirmuar plotësisht por sipas burimeve dhe nga revista Who formati ka nisur punën në aspektin teknik dhe në përmbajtje.

Kujtojmë se “Big Brother Vip” në Shqipëri rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve duke u kthyer në një nga argëtimet kryesore të njerëzve, shënoi shifra të larta të shikuesve të cilët mezi prisnin që të shihnin se çdo të ndodhte në çdo spektakël të tij nën prezatimin e Arbana Osmanit.

Personazhe dhe karaktere të kundërta me profesione të ndryshëm u bënë të gjithë bashkë brenda kësaj shtëpie të madhe pretendentë për një çmim të vetëm, dhe këtë çmim e merr ai ose ajo që pëlqehet nga publiku.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu