’Bihter’ shpërthen në lot, humb njeriun e dashur (VIDEO)

Aktorja e njohur turke Beren Saat ka humbur një ndër miqtë e saj më të ngushtë, fotografin 38-vjeçar Aykut Comert. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Aktorja e njohur për rolin e “Bihter” në telenovelën “Dashuri e ndaluar” u shfaq së bashku me një grup miqsh në ceremoninë mortore të tij.

Gjithashtu me të ishte edhe bashkëshorti, me të cilin Saat është drejt divorcit. Në fotot dhe videot e publikuara në mediat turke shohim se aktorja ka shpërthyer në lot, ndërkohë që në rrjete sociale ajo ka shkruar:

“Është shumë e vështirë të gjesh dikë që ndez një dritë për ty në kohë të vështira. Është pothuajse e pamundur që të gjesh dikë që të qëndrojë krah teje në heshtje kur arratisesh drejt errësirës, e madje të të çojë në atë gjendje sa të qeshësh më zë të lartë. Mallëngjimi për ty nuk do të përfundojë kurrë shok i dashur. Vallëzo me yjet edhe për mua”,- shkruan aktorja për mikun e saj të ndjerë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu