BIK: Nisin punimet parapërgatitore për ndërtimin e Xhamisë së Madhe (FOTO)

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se kanë filluar punimet përgatitore për Xhaminë e Madhe në kryeqytet.

Ky është njoftimi i plotë:

Në Prishtinë, këto ditë kanë nisur punët përgatitore për fillimin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në truallin e ndarë për të.

Në këtë fazë punimesh do të hapen themelet, do të vihen pilotat sigurues, si dhe do të rregullohet çështja e rrymës, e ujësjellësit dhe e kanalizimit.

Punimet po zhvillohen në përputhje me kushtet urbanistike të përcaktuara nga komuna.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here