Bilall Kasami: Ali Ahmeti, si Enver Hoxha

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherësh edhe drejtues i Komunës së Tetovës, në një intervistë për gazetën LAJM, është shprehur optimist për bashkimin e opozitës shqiptare para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit në BDI i ndihmojnë kësaj nisme.

“Zhvillimet në BDI janë në favor të përforcimit të bashkëpunimit opozitar me çka në këtë bashkëpunim ne jemi të gatshëm t’i përfshijmë të gjitha ato forca politike të cilat shohin si të nevojshme që pas 20 viteve të njëmendësie politike të kemi rotacion të një partie politike apo të kemi një parti tjetër apo politanë të ri të cilët përfaqësojnë gjeneratën e re të qytetarëve shqiptarë që kanë nevoja të ndryshme të paplotësuara, për ta cilat po largohen nga vendi”, u shpreh Kasami për gazetën LAJM.

Më tej, kreu i Lëvizjes BESA, tha se është koha që pas dy dekadash, shqiptarët të bëjnë ndryshimin dhe të largojnë nga pushteti kreun e BDI-së, Ali Ahmetin të cilin e krahasoi me diktatorin shqiptar, Enver Hoxhën.

“Intenca dhe qëllimi i BDI-së është që sa më shumë shqiptarë të largojë nga vendi që me ata pak shqiptarë të mbetur t’i ketë nën kontrollë dhe të mund të mbetet në pushtet ashtu siç ka qenë Enver Hoxha në pushtet për 50 vite me Shqipërinë, ashtu pretendon edhe Ali Ahmeti që me ata shqiptarë që do të mbeten të varfër, të vobekt, të përkulur të mund të qeverisë si paraardhësi i tij, Enver Hoxha”, u shpreh Kasami për gazetën LAJM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu