Lëvizja BESA, grupi i Bilall Kasamit edhe zyrtarisht do të dain nga seliae Besës në Shkup, me këtë ata janë detyruar të gjejnë zyra tjera në Shkup, mëson Medial.mk.
Sipas burimeve brenda këtij subjekti politik, ish kryetari Kasami me grupin e tij tanimë ka filluar të përgatit zyrat e reja dhe të njëjtat do të jenë funksionale deri në fund të muajit.
“Kontrata me pronarin e selisë që kishim tek Q.T ‘Mavrovasja’ ka përfunduar pasi nga ana e tij nuk kishte vullnet dhe dëshirë që ta vazhdojmë kontratën. Për këtë arsyeje kemi qenë të detyruar të gjejmë një lokacion të ri. Objektin e ri të cilin e kemi siguruar për seli të re të partisë është firmosur marrëveshje dhe gjendet në pjesën shqiptare në Komunën e Çairit. E njëjta ka një hapësirë prej 400 m2 dhe plotëson gjitha kushtet e nevojshme për seli partiake”, thanë për Medial.mk, burime brenda BESËS.









