Biseda Erdogan-Merkel, në fokus marrëdhëniet Turqi-BE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bisedoi me videokonferencë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Presidenti Erdogan, duke vënë në dukje se Turqia dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE-në, falënderoi kancelaren gjermane për kontributin konstruktiv dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim.

Erdogan dhe Merkel duke diskutuan çështjet për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale vlerësuan dhe raportet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në periudhën e re. Kreu i qeverisë turke theksoi se përvetëson kontributin pozitiv të liderëve me gjykim të shëndoshë në samitin e fundit të BE-së dhe nënvizoi se nga ana tjetër, ata që përpiqen për të nxjerrë një krizë në marrëdhëniet Turqi-BE do të dëmtojnë këtë kornizë shansi të hapur për një agjendë pozitive dhe përfitim reciprok.

Ai tha se Greqia, pavarësisht se është shprehur e gatshme për të rifilluar bisedimet eksploruese me Turqinë, pala greke u ka ikur negociatave me justifikime të ndryshme, ndërsa nënvizoi se Turqia do të vazhdojë të shfaqë qëllim të mirë dhe qëndrim konstruktiv në lidhje me Mesdheun Lindor.

Presidenti turk deklaroi se është humbur kohë në dy vitet e fundit në marrëdhëniet Turqi-BE për shkak të interesave të ngushta të disa vendeve anëtare dhe shtoi se çelësi i agjendës pozitive, e cila u citua më fort në vendimin e fundit të Samitit të BE-së, është përditësimi i marrëveshjes së 18 Marsit (marrëveshja për refugjatët). Presidenti Erdogan i përcolli urimet e tij kancelares gjermane, Merkel për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri që po afron.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu