Biserko: Rusët po e radikalizojnë Vuqiçin, perëndimi e ka kuptuar

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, duke iu referuar konferencës të së dielës të Aleksandër Vuçiç, ka thënë për gazetën Danas, se tashmë kuptohet që presidenti serb është i shtyrë për të vepruar nga Rusia.

“Rusët ndoshta po e shtyjnë atë në sjellje më radikale”, thotë Biserko për të përditshmen serbe.

Por, presioni rus nuk është problemi i Vuçiç-it. Halli është se evropianët e kanë kuptuar këtë ndikim që Vladimir Putin ka te Serbia, deklaron ajo.

Biserko beson se Vuçiç është në presion “edhe nga perëndimi”.

“Perëndimi e ka lexuar dhe tani një lloj finale është në punë”, beson ajo.

“Ata nuk do të lejojnë Beogradin dhe Moskën të destabilizojnë pjesën jugore të Evropës. Gjithçka duhet parë në një kontekst më të gjerë”.

Vuçiç ka mbajtur këtë të diel një konferencë të gjatë për media ku ka deklaruar, pos tjerash, se Qeveria e Kosovës po i shtynë serbët në Kosovë në qoshe, duke provuar kështu të deklarojë se ka dhunë dhe tencën për dëbim të serbëve-kosovarë nga Veriu.

Të njëjtën gjuhë e ka përdorur tash e sa javë edhe vartësi i tij, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu