Biskotat Plazma ‘njohin’ pavarësinë e Kosovës

Taksa e ngritur 100 për qind për prodhimet serbe që eksportohen në Kosovë është bërë temë humori nëpër rrjetet sociale, transmeton Koha.net.

Një qasje e tillë vërehet në këto dy foto me plazma biskotën e “famshme” serbe.

Njëra foto, me shqiponjën dykrenare të bërë me biskota plazma, e punuar nga dizajneri grafik, Gurakuq Dobruna, me plot gabime në shqip, “njeh Republikën e Kosovës”. Pasi fton për tërheqje të vendimit të taksës kërkon edhe falje në gjuhën serbe, ndërsa tjetra me ironi “tregon” “varshmërinë” që qytetarët e Kosovës kanë gjoja ndaj këtij prodhim brumor serb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu