Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës.

Ai tha se dje Serbia nuk i ndaloi, siç u shpreh ai, huliganët serbë, por sipas tij ajo u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës.

“Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm. Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”, ka shkruar Bislimi.

Ai tha se plani për djegien e pikës kufitare në Jarinje, u paralndalua nga institucionet e Kosovës.

“Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët). Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte. Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në. Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”, ka shkruar tutje Bislimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu