Bizismeni i njohur Ilir Sela shpreh mbështetje publike për Fisnik Melën: Dibra meriton një udhëheqës vizionar si ai

Biznesmeni i njohur dibran dhe pronari i kompanisë teknologjike “Slice”, Ilir Sela, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e koalicionit VLEN, Fisnik Mela, në garën për kryetar të Komunës së Dibrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sela ka uruar Melën për arritjen e tij të parë të madhe dhe ka vlerësuar ndershmërinë dhe vizionin e tij si udhëheqës.

“Urime për arritjen tënde të parë të madhe, Fisnik Mela! Shpresoj që të gjithë në Dibër do të përjetojnë lidershipin dhe qasjen tënde të ndershme. Populli i Dibrës meriton një udhëheqës vizionar si ty”, shkruan Ilir Sela.

Në të njëjtën kohë, ai ka bërë thirrje publike për qytetarët dibranë që ta mbështesin Fisnik Melën në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të ri për të ardhmen e komunës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu