Bizneset dhe qytetarët në Maqedoni me 9 miliardë € borxhe ndaj gjykatave

Qytetarët dhe sektori i biznesit u detyrohen mbi 9 miliardë euro kredi bankave vendase, ndërsa kursimet kanë tejkaluar 10,7 miliardë euro.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në muajin dhjetor është shënuar rritje vjetore prej 10,1% e depozitave totale, si dhe rritje prej 13,0% e kredive totale.

Rritja e depozitave në baza vjetore kryesisht i atribuohet rritjes së depozitave të sektorit të amvisërive, ku qytetarët kanë kursyer gjithsej mbi 7,2 miliardë euro.

Ndërkohë, rritja e kredive totale është rezultat i rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me një kontribut pak më të theksuar të sektorit korporativ, njofton Banka Popullore./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu