Biznesmen i famshëm turk zhduket në Mykonos, jahti i tij gjendet i shkatërruar

Autoritetet turke kanë ngritur alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është i zhdukur që prej mbrëmjes së së shtunës, kur u nis me jahtin e tij “Graywolf” nga qyteti bregdetar i Yalovës me destinacion ishullin e në Greqi.

Pak orë më vonë, jahti luksoz u gjet i dëmtuar rëndë dhe gjysmë i mbytur pranë ishullit Prokonisos në Detin e Marmaras, nga rojet bregdetare turke. Alarmi u dha nga familjarët e Yukay, të cilët humbën kontaktet me të menjëherë pas nisjes së udhëtimit.

Roja bregdetare turke u njoftua zyrtarisht në orën 23:40 të së hënës. Të nesërmen, rreth orës 14:30 pasdite, një anije tregtare raportoi se kishte dalluar mbetje të një anijeje në det të cilat më vonë u identifikuan si pjesë e jahtit “Graywolf”.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar një helikopter, anije të rojës bregdetare dhe zhytës profesionistë, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e biznesmenit 43-vjeçar.

Kush është Halit Yukay?

Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, është themeluesi dhe pronari i kompanisë turke Mazu Yachts, e specializuar në ndërtimin e jahteve luksoze. Ai e nisi karrierën e tij si punëtor në kantierë detarë dhe, me përkushtim, arriti të themelonte kompaninë e tij në vitin 2011. Mazu Yachts është e njohur në Turqi për dizajnet moderne dhe teknologjitë e avancuara që aplikon në ndërtimin e mjeteve lundruese.

Autoritetet po vazhdojnë kërkimet, ndërsa ende nuk ka informacione nëse në bord ndodhej dikush tjetër përveç Yukay.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu