Biznesmeni ka një apel për bashkatdhetarët që kalojnë nëpër Serbi: Kujdes, kjo po ndodh atje

Biznesmeni Burim Piraj, ka apeluar te bashkatdhetarët, të cilët kalojnë nëpër Serbi, që të mos ndalen për të marrë karburant në territorin e këtij vendi.

Ai ka thënë se po raportohet se në Serbi, në mënyrë të organizuar bandat mizore po i prishin makinat e shqiptarëve dhe më pas u ofrojnë shërbim riparimi për të marrë para nga ata.

Piraj ka treguar se një rast i tillë ka ndodhë në Mladenovac.

Postimi i Pirajt në Facebook:

“Ju bëj apel bashkatdhetarëve që mos të ndalen të marrin karburant në Serbi pasi që është raportuar se në mënyrë të organizuar banda mizore i prishin makinat e shqiptarëve më pas u ofrojnë karrotrec dhe shërbim riparimi për të marrë para nga ata!

Rasti ka ndodhur në Mladenovac pompa e benzinës Lukoil!

Kujdes!

Nëse jeni të detyruar të merrni karburant mos e leni makinën vetëm.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu