Biznesmeni kumanovarë i thotë jo produkteve të kompanive maqedonase që financojnë parti fashiste

Biznesmeni kumanovar, Zulqefli Murati ka vendosur që në restorantet e tij të përdorë produkte ‘made in albania’, njofton agjencia e lajmeve INA.

Klientëve të tij, ai ka filluar tu shërbejë Ujin ‘Tepelena’, i cili është sponzor zyrtar i kombëtares Kuq e Zi. Ai gjithashtu një pjesë produkteve i merr nga kompania shqiptare ‘Fluidi’.

Murati fton edhe biznesmenët tjerë shqiptarë të Maqedoni, të vetëdijsohen dhe të mos përdorin produkte të kompanive maqedonase që sponzorojnë parti politike fashiste dhe televizione antishqiptare.

“Blejmë që blejmë ujë së paku të blejmë Ujë Tepelene, nga sponsori zyrtar i Kombëtares Kuq e Zi…(SHQIPËRISE). Jo ujë të kompanive që financojnë parti fashiste, apo që financojnë emisione televizive antishqiptare.Caffe CENTRUM përkrah Ujin TEPELENA”, thotë Murati. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu