Bjellorusët nuk e duan Lukashenkon, vazhdojnë protestat ndaj tij

Përkrahësit e opozitës në Bjellorusi, kanë vazhduar me protesta për më shumë se një muaj, me anë të së cilave po i bëjnë trysni presidentit Alexander Lukashenko të dorëhiqet, pas zgjedhjeve presidenciale, rezultati i të cilave u kundërshtua pas akuzave për manipulim.

Lukashenko, që mban pushtetin për 26 vjet me radhë, ka refuzuar të bisedojë me kundërshtarët e tij si dhe ka kundërshtuar thirrjet për zgjedhje të reja. Ai thotë se ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit me mbi 80 përqind të votave, ndërkaq opozita thotë se rezultati është i manipuluar.

Grupet opozitare po ashtu kanë bërë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe për hetim të pavarur të dhunës policore në protestat opozitare.

Liderja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha se vendi është në krizë të thellë politike.

“Bjellorusët kanë ndryshuar, janë zgjuar”, tha ajo më 5 shtator.

Ajo shtoi se bjellorusët nuk i besojnë qeverisjes aktuale dhe se është e pamundur t’i ndalosh.

Protestat kundër Lukashenkos janë sfida më e madhe në tërë mandatin e tij si president.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu