“Bjeri se ti e ul atë”, Luizi këshillon Efin se si të sillet me Oltën

Efi, Kiara dhe Luizi, janë kthyer në një treshe të fortë brenda shtëpisë. Duke ndenjur në dhomën e gjumit, ata komentuan refuzimin e Oltës për të zbritur 10 mijë euro nga çmimi i madh, që të nxirrte nga dhoma e izolimit Efin dhe Luizin.

Efi tha se ishte përballur me Oltën për këtë koment që bëri, dhe se i kishte thënë asaj që pse e bën veten për 10 mijë euro, kur vetë ka thënë që jetesa e saj është tjetër nivel.

Luizi nga ana tjetër, i tha Efit që ta sulmojë Oltën, pasi i bëhet më mirë asaj për lojën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu