Duket se Bledi Manes nuk po i pëlqen Ori Nebijaj si opinioniste në Big Brother VIP Albania 3.Kjo në bazë të një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
Gazetari dhe ish-opinionisti i BBVK 2 thotë se ajo nuk ka shkëlqyer kurrë as në Parlament e as tani në këtë reality shou.
“Nominoni dhe çoni në shtëpi Ori Nebijajn. Nuk shkëlqeu kurrë as në Parlament e as tani në Big Brother”, u shpreh ai.
I njëjti tutje në postim theksoi: “Më vjen keq Ori”.
Oriela sakaq ka pranuar mandatin e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë rreth një vit më parë.
Nebijaj mori mandatin e deputetes së PD-së pas largimit të Grida Dumës.