Blendi Fevziu nuk i mban dot lotët kur dëgjon historinë e djalit që u shua, Musaen Zenelit dhe gjestin e veçantë të kamarierëve

Moderatori Blendi Fevziu, nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë emisionit “live”, kur ka dëgjuar historinë e Musaen Zenelit, 20-vjeçarit që humbi jetën në ngjarjen e rëndë në Velipojë.

Arbër Hajdari, po i tregonte moderatorit se kamarierët e Shkodrës, kishin vendosur që të gjithë bakshishet e tyre t’i dërgonin në familjen Zeneli, pasi Musaeni nuk arriti të merrte as rrogën e parë dhe t’ja dorëzonte Nënës.

Në këtë moment Fevziu nuk i ka mbajtur dot lotët, pasi u prek nga trag edia që i ndodhi familjes Zeneli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu