Bleona kërcënon pasi ngriu vezët: Do tregoj dashnorët dhe fëmijët që abortuat në “gjirize”

Videoja e këngëtares Bleona Qereti teksa ngrinte vezët, procedurë e cila u postua live në Facebook, shkaktoi reagime të forta tek fansat e saj.

Shumica prej tyre ishin negative dhe sulmonin këngëtaret e njohur jo vetëm për proçesin por edhe për shembullin e keq që sipas tyre po jepte.

E si duket me të kaluar 24 orë nga procedura, Bleona ka shpërthyer në një përgjigje shumë preçise në Facebook.

Ama pas reagimit në Facebook, nëpërmjet Instagramit Bleona ka kërkuar që të fshihen lajmet në të kundër ajo do të tregojë dashnorët e personave që kanë shkruar për të.

‘Nëse nuk i fshini, unë do të tregoj gjithë dashnorët që keni. Sepse unë nuk jam si ju që pini tre shishe verë dhe flini me të vetmin person që ju çon në shtëpi atë natë dhe pas një muaji shkoni abortoni në gjirize. Këto jeni ju, nuk jam unë. Jeni ju ato që bëni fëmijë me një njeri kë të gjeni në rrugë. Se duhet bërë një fëmijë, s’ka rëndësi a ia dua babën. Ato jeni ju, jo unë.”- ka thënë Bleona në videot e një pas njëshme të publikuara në Insta Story. /albeu.com./


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu