Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka premtuar se brenda 100 ditëve të para të mandatit të tij do të zgjidhë problemin e papastërtisë në komunë.
“Një Saraj 100% i pastër, pa asnjë deponi ilegale”, ka shkruar Ramadani në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar fokusin e tij në pastërtinë dhe mirëqenien e qytetarëve.