Blerim Kaba: Konventa e Besës e mbushur me karike, si u kamoflua prania e madhe e njerëzve

Në vend të 4 mijë personave që mbledh salla Boris Trajkovski, Besa për të fshehur mungesën e njerëzve ka vendosur karike në pjesën e poshtme duke siguruar kështu vend për 400 persona për t’u duk se salla është e stërmbushur, shkruan kështu në komentin e tij lidhur me konvensën e djeshme të Besës, analisti dhe juristi Blerim Kaba.

E njejta gjë kishte ndodhur edhe nëpër tribunat, aty organizatorët të pranishmëve ju kishin dhënë flamuj dhe balona në duar që kamera të mos i fokusojë kariket e zbrazta, thekson më tej analisti Kaba ndërkohë që burime nga partia informojnë se për të mbuluar këtë mungesë në konventë kanë udhëtuar të gjithë së bashku me familjet e tyre e deri tek fëmijët e vegjël për të mbushur sallën.

Sipas ekspertëve të cilët i kemi kontaktuar në këtë konventë nuk kishte më shumë se 4 mijë persona ndërsa në pjesën e poshtme gjithësejt 400 të tillë e që do të thotë se gjithë të pranishmit me familjarë nuk përbëjnë numër më të madh se 5 mijë.

Funksionarë të lartë të Besës nuk e fshehin dëshprimin por kanë pritur një numër më të madh të simpatizantëve e pa praninë e fëmijëve të vegjël ky numër të kalojë 10 mijë por si duket nuk ka qenë ashtu, shkruan më tej Kaba.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu