Blerim Sejdiu thyen rekordin e realizimit të programit në Komunën e Zhelinës

Blerim Sejdiu kryetar aktual i komunës së Zhelinës që e mori mandatin në 2017, kandidon përsëri edhe për një mandat për të drejtuar me këtë komunë. Në vitin 2017 Sejdiu e nisi rrugëtimin e tij si kryetar i komunës së Zhelinës duke dhënë u besën qytetarëve se do e ndryshojë komunën e Zhelinës, duke sjellë investime të rreja, duke mbrojtur pronën publike dhe njëkohësisht duke qenë transparent me qytetarët.

Komuna e Zhelines këtë vit, në listën e indeksit te transparencës buxhetore për vitin e fiskalizim 2020-2021, për herë në historinë e saj, rangohet si komuna e parë rurale në Maqedoninë e Veriut respektivisht në top komunat në shtetin tonë, shkruan InfoShqip.

Poashtu vlen të theksohet fakti se gjatë dy mandateve të kaluara (2009-2017), viti ma i mirë i realizimit i ish kryetarit Fatmir Izairi ishte viti 2016, ndërsa gjatë mandatit të qeverisjes së Blerim Sejdiut viti më i mirë i realizimit ishte viti 2019 edhe pse ne nuk pati të hyra financiare nga tokat e shitura siç kishte pasur ish kryetari Fatmir Izairi në vitin 2016. Kështu që edhe pse nuk ka shitur toka publike Blerim Sejdiu thyen rekordin e realizimit të programit në Komunën e Zhelinës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu