Blinken për marrëveshjen në Ohër: Përmbushja e obligimeve përshpejton rrugën drejt BE-së

Sekretari i Deparatamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për aktin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit, duke thënë se përmbushja e obligimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas marrëveshjes themelore, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në deklaratën për media të Blinken thuhet se Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes së tyre të 27 shkurtit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

“Përgëzojmë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Përmbushja e obligimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Blinken.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu