Bllokohen 50 tonë ushqim! Ndalohet importi i mishit dhe arrave të pasigurta

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka arritur të ndalojë hyrjen e afro 50 tonëve produkte ushqimore të pasigurta në vend, si rezultat i kontrolleve të shtuara në pikat kufitare gjatë javës së fundit.

Në pikën kufitare Qafë Thanë, autoritetet veterinare bllokuan 27 ton mish të grirë me origjinë nga Paraguai.

Sipas AUV-së, ky mish vinte nga një subjekt që nuk është i autorizuar prej saj, që nënkupton se nuk i plotëson kushtet minimale të sigurisë dhe mund të rrezikojë shëndetin e konsumatorëve.

Ndërkohë, janë ndaluar edhe 22 ton arra nga Kazakistani, për shkak të mangësive në etiketim dhe mospërmbushjes së standardeve të kërkuara për cilësi dhe siguri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu