Bllokohet Parlamenti, nuk lejohet askush të hyjë apo të dalë

Ndërtesa e Parlamentit të Maqedonisë pas zgjedhjes së kreut të saj është bllokuar totalisht.

Ndërtesa për momentin është e bllokuar dhe nuk lejohet askush të hyjë e të dalë.

Më herët, të organizuar ndryshe maxhoranca e përbërë nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët zgjodhën Talat Xhaferin për kryeparlamentar, informon INA.

Xhaferri ka dhënë betimin në një pjesë tjetër të sallës së Kuvendit, teksa foltorja ishte e bllokuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu