Pasi ka përfunduar procesi zgjedhor në orën 21:00, është bllokuar faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Deri në përfundimin e procesit zgjedhor web-faqja e KSHZ-së ka punuar pa probleme, ndërsa siç duket interesimi i madh për rezultatin e zgjedhjeve ju ka shkaktuar probleme.
Për momentin nuk ka informacione për rezultatet, ndërsa akoma nuk ka asnjë njoftim nga KSHZ në lidhje me këtë problem dhe kur do të evitohet.
Siç informuan nga ky institucion, deri në orën 20:30 dalja ishte 50.84 përqind.








