Nuk janë mbajtur as 10 orë në ambjentet e policisë 12 shtetasit grek të shoqëruar pas varrimit të Konstandinos Kacifas ditën e djeshme në Bularat. Edhe pse 12 ekstremistët grek pas varrimit të terroristit Kacifas dhe trazirat e shkaktuara në Bularat, bllokuan rrugën kombëtare, Gjirokastër-Kakavijë ata janë lituar pa asnjë procedim ndaj tyre.
Në orën 02:00 të mëngjesit dhe mes tyre edhe ekstremisti grek Babis Karathano.
Të shoqëruarit janë marrë në pyetje dhe janë verifikuar nëse kanë qenë përgjegjës për bllokimin e rrugës si dhe nëse kanë kaluar kufirin ilegalisht apo në mënyrë të rregullt.
Mësohet së në Komisariat ka shkuar dje edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule për të kërkuar sqarime në lidhje me shoqërimin e 12 shtetasve grekë.
Ndërkohë, mediat greke raportojnë se përveç ekstremistit Karathanos i cili printe sot arkëmortin me trupin e pajetë të Kacifës është shoqëruar edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti. /albeu.










