Bluzë për të dashurin që mos t’ia ngucin femrat kur është larg saj! (FOTO)

Laura Smith nga Bristol i Walesit, ia ka punuar të dashurit Akeem Griffiths një bluzë të cilën do ta vishte gjatë pushimit që kishte shkuar me shokët.

Në pjesën e përparme ajo e ka stampuar fytyrën e saj, kurse prapa është së bashku me partnerin, për të treguar se ai është në lidhje.

“Pse të ha hamburger, kur në shtëpi kam biftek”, shkruan në veshje, ndërsa nuk mungon as njoftimi se e do shumë të dashurën.

Ai është befasuar kur e ka gjetur në valixhe këtë bluzë dhe e ka veshur menjëherë, për të bërë fotografi që t’i postojë në rrjetin social.

“Nuk mund ta vesh sepse shumë njerëz do të vinin për ta shikuar, por do të kem kujdes se çfarë bëjë”, ka shkruar ai përbri imazheve,që kanë marrë shumë pëlqime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu