Boçvarski: Po ndërtohen 200 km rrugë të reja

Në tre vitet e kaluara, janë investuar një miliard euro në ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, urave, rrëshqitjeve të dheut, viadukteve. Për momentin, ne jemi duke investuar mbi 840 mijë euro në ndërtimin e infrastrukturës rrugore ose rreth 400 km rrugë tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski në intervistën Radio Evropa e Lirë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski njoftoi se edhe pse ishte paraparë që të realizohet 80 % nga investimet kapitale e njëjta nuk ndodhi për shkak se punimet e ndërtimit nuk janë realizuar për shkak të kushteve të motit dhe të njëjtat sipas tij pritet të kompensohen në pjesën e parë të vitit, në mënyrë që ta kompensohen atë në tremujorin e dytë, të tretë, të katërt. Për momnetin njoftoi se po ndërtohen më shumë se 200 km rrugë të reja.

Këtu po flas për rehabilitimin e rrugëve ekzistuese, të cilat janë rreth 190 km, por edhe për 200-210 km rrugë të tjera që aktualisht janë duke u ndërtuar në të gjithë vendin. Kjo është me të vërtetë një ofensivë serioze dhe në kohën pandemie, duhet ta përmendim atë, ku investohen shumë fonde.“- tha ai.

Ndërkaq, sa i përket ndërtimit 80 km të hekurudhës me Bullgarinë e cila po premtohet që 30 vite, Boçvarski njoftoi se në këtë hekurudhë kemi mbi 90 ura që duhet të ndërtohen dhe mbi 30 tunele, ku sipas tij bëhet fjalë për një hekurudhë shumë komplekse, me diku mbi 60 milion euro investim i cili është shumë i rëndësishëm për vendin.

Bëhet fjalë për një hekurudhë shumë komplekse, e cila tashmë ka filluar pjesërisht të punojë, është e ndarë në tre faza. Faza e parë tashmë është realizuar mbi 50 për qind, por ne kemi një kontratë të përfunduar me kontraktorët. Unë pres që në vitin 2021, në tremujorin e parë, të shpallë procedurën e tenderit për fazën e parë dhe të dytë së bashku, sepse ne morëm një vendim të qeverisë për të bashkuar këto dy seksione dhe për të kërkuar një kontraktues të ri.“- shtoi ai.

Ai njoftoi se në tre vitet e kaluara, janë investuar një miliard euro në ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, urave, rrëshqitjeve të dheut, viadukteve. Për momentin, ne jemi duke investuar mbi 840 mijë euro në ndërtimin e infrastrukturës rrugore ose rreth 400 km.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu