“Boeing”-u bën një ulje emergjente në Rusi, frikë dhe ankth te pasagjerët

Një avion charter “Boeing” nga Antalia, Turqi që po shkonte për në Vladivostok në lindjen e largët ruse ka bërë një ulje emergjente në Krasnoyarsk, Siberi.

Sipas “Interfax”, pilotët e fluturimit 767 kërkuan të bënin një ulje emergjente në Krasnoyarsk ndërsa fluturonin mbi qytet, sepse ata kishin një problem me sistemin.

Asnjë nga pasagjerët apo ekuipazhi nuk u lëndua. Kompania ruse “Azur Air”, e cila zotëron aeroplanin, tha se problemi ishte “duke u hetuar” dhe se udhëtarëve do t’u ofrohej ushqim dhe ujë ndërsa prisnin në aeroport që një aeroplan tjetër t’i merrte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu