Kryetari i Komisionit për Çështje të Mandatit dhe të Imunitetit, Pavle Bogoevski thotë se Kuvendi duhet të vendos kërkesën për marrjen e imunitetit të ish-kryetarit Trajko Veljanovski. Bogoevski ka shpjeguar se raporti i mbledhjes së komisionit është dërguar te shërbimet e Kuvendit dhe është i arkivuar, me çka janë plotësuar kushtet e parashikuar në nenin 53 të rregullores së Kuvendit për mbajtjen e seancës.
Ai thotë se sipas rregullores së Kuvendit, në afat prej tre ditësh do të vendos me kërkesë nga gjykata në seancë. Votimi i djeshëm ishte me 4 vota “për” dhe 4 “kundër” që i mundësoi Veljanoskit ta ketë ende imunitetin e deputetit. /SHENJA/










