Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi në edicionin e mbrëmshëm të Klik Plus se rreth një vit më parë pati një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, në të cilin u ra dakord që të mbahen zgjedhje parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale. Megjithatë, siç thotë Ahmeti, Mickoski ndryshoi qëndrim. Kjo u ra dakord në takimin e parë, dhe më pas në të dytin, siç tha Ahmeti, VMRO-DPMNE paraqiti dy opsione, të cilat ai nuk i pranoi. Këto takime u mbajtën para se qeveria aktuale të mbushte 100 ditë në detyrë.
TV21: Kur thatë se do të takoheshit ballë për ballë me Mickoskin, u interpretua sikur donit të takoheshit veçmas për të koordinuar zgjedhjet e parakohshme. A mund të themi se është kështu?
Ahmeti: Jo, nuk është kështu. Kam diskutuar për zgjedhjet parlamentare me Hristijan Mickoskin shumë më herët, më shumë se një vit më parë, ndoshta edhe më herët…
TV21: Ndoshta z. Mickoski e ka ndryshuar mendjen tashmë?
Ahmeti: Jo, ne ramë dakord atëherë, paralelisht me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, që të kishim zgjedhje parlamentare.
TV21: Dhe ai nuk e mbajti fjalën?
Ahmeti: Dhe ata sigurisht bënë analiza të përshtatshme në VMRO-DPMNE, dhe në takimin e dytë ai paraqiti dy opsione të reja, me të cilat unë nuk u pajtova, dhe situata mbeti siç është tani.
TV21: Në rregull, këto bisedime ishin shumë më herët, ndoshta tani Mickoski ka ndryshuar qëndrimin e tij?
Ahmeti: Këto bisedime ishin kur Qeveria nuk ishte ende 100 ditëshe.










