“Bomba” e Kryemadhit: Meta dhe ministrat e LSI janë përgjuar për 4 vite rresht

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ministrat e LSI janë përgjuar 4 vite rresht nga Ministria e Brendshme.

Sipas saj, pjesë e përgjimeve ka qenë edhe ish-kryetari i Kuvendit, aktualisht President i Republikës Ilir Meta.

Monika Kryemadhi: “Kujtoj që ministrat e LSI ishin të survejuar nga Ministria e Brendshme e Tahirit. Janë përgjuar në mënyrë permanente, në zyra në makinë, kudo.

Të mos them pastaj për zhveshjen e kompetencave. Drejtorët e LSI kanë qenë të përndjekur për 4 vjet.

Në Ministrinë e Brendshme do gjeni sot jo vetëm zbardhje të bisedave të ministrave të LSI…por edhe të ndonjë personi tjetër”.

Ilir Babaramo: Të kujt tjetër, kryetarit të atëhershëm të Kuvendit?
Monika Kryemadhi: Po, sigurisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu