Bomba nga ‘Sky’: Ronaldo e ka vendosur, Mendes zbarkon në Itali”

Cristiano Ronaldo sonte shënoi gol te Portugalia dhe po përgatitet për Europianin, por e ardhmja e tij duket e vendosur tashmë…

Sipas “Sky Sport”, Jorge Mendes ka zbarkuar në Itali sidomos për Cristiano Ronaldo dhe për të takuar drejtuesit e Juventusit.

CR7 i ka komunikuar dëshirën për të ndryshuar ambjent dhe për të ndërruar kampionat. Juventusi është duke programuar sezonin pa Ronaldon në skuadër (golashënuesi më i mirë i Serie A me 29 gola dhe mbi 100 gola në 3 vjet bardhezi)

Dy ekipe të interesuara: PSG dhe Manchester United. Por, problemi është rroga 31 mln euro. Ronaldo duhet të ulë goxha pretendimet që të mund të transferohet në njërën nga këto dy skuadra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu