“Bombat” zbulojne detaje tronditëse: Jankulloska dhe Protogjer janë marrë edhe me Cërvenkovskin!

“Bombat” në lëndën “Titanik” që pasditen e sotme dëgjohen në Gjykatën penale kanë zbuluar se si ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe Martin Protogjer merren vesh të kontrollohet informacioni për pronën e bashkëshortes së ish presidentit Branko Cërvenkovski në Korçullë.

Në bisedimet, Jankullovska i konfirmon Protogjerit se ka marrë konfirmim nga Beogradi se bashkëshortja e Cërvenkovskit ka pasur letërnjoftim në atë adresë, por nuk mund të merr vërtetim me shkrim lidhur me këtë.

Në seancë, pasditen e sotme janë dëgjuar edhe xhirime mes ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish ministrit të Financave Zoran Stavreski rreth pagesës së subvencioneve dhe për mungesën e materialit reklamues në Prilep dhe Negotinë si dhe bisedë mes Stavreskit dhe Jankullovskës ku ai ankohet se nuk mund të bëjë pagesën e subvencioneve për shkak të dy personave të cilët kanë refuzuar të nënshkruajnë raportin, ndërsa prej atyre janë varur pesë mijë vota në këtë rajon.

Mbrojtja përsëri, madje ka shprehur dyshimin në autenticitetin e bisedave dhe ka theksuar se në një nga bisedat si kohë figuron 00:56, ndërsa biseda fillon me fjalët “mirëdita”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu