Autobusi i Borussia Dortmund është përfshirë në një incident në prag të ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Monakon.
Policia gjermane ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim përpara takimit në Westfalenstadion, duke lënë një të plagosur, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se mbrojtësi Marc Bartra është plagosur në këtë incident dhe është dërguar në spital.
Incidenti thuhet se ndodhi rreth gjashtë milje larg Westfalenstadion në Hochsten, pasi ekipi doli nga hoteli i tyre.









