Bora jep lajmin e papritur

Bora Zemani, nuk do ta udhëheqë më Pëputhen. “Për’puthen” është ndër formatet që më së shumti ndiqet nga publiku. Por gjasat janë që rrugëtimi i tij të përfundojë. Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në Top Media po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur Bora Zemani.

Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët. “Dancing with the Stars”, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deri më tanishme, spektakli do ti besohet Bora Zemanit.

Ndërkohë “Dancing with the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.

Në anën tjetër, janë disa emra që po lakohen për “Për’puthen”, ku ndër to spikat ai i moderatores Dojna Mema, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël. Megjithatë deri në shtator, të tjera lëvizje mund të ketë në televizion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu