Borel paralajmëroi: Mbështetja për Ukrainën ka çmimin e vet

Evropianët duhet të jenë të gatshëm të paguajnë çmimin për mbështetjen e Ukrainës dhe ruajtjen e unitetit, tha kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në një intervistë për gazetën spanjolle Pais. Sipas tij, konflikti ukrainas prek drejtpërdrejt Evropën, transmeton InfoShqip.

“Të gjitha konfliktet ushtarake përfundojnë me negociata. Fakti që ne po e ndihmojmë Ukrainën ushtarakisht nuk do të thotë se nuk po bëjmë gjithçka që është e mundur për negociata”, nënvizoi Borel.

Ai shtoi se evropianët duhet të jenë të përgatitur për t’u përballur me një konflikt që do të zgjasë shumë në kërkim të zgjidhjeve politike. Shefi i diplomacisë evropiane beson se vendet e Evropës Jugore nuk duhet të tregojnë mungesë solidariteti me veriun në aspektin energjetik.

Spanja mund të bëjë shumë, sepse ka një të tretën e të gjithë kapacitetit evropian të gazit natyror. Spanja mund të bëhet një portë për në Evropë për gazin që do të jetë një alternativë ndaj gazit rus”, tha ai.

Pas fillimit të operacionit special rus në Ukrainë më 24 shkurt, një sërë vendesh perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë. Si kundërpërgjigje, Moska prezantoi gjithashtu masa reciproke kundër vendeve përkatëse.

Bashkimi Evropian ka vendosur tashmë shtatë paketa sanksionesh, duke përfshirë embargo ndaj qymyrit dhe naftës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu