Borell vjen në takimin e OSBE-së në Shkup, por nuk do ta takoj Lavrovin

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borelë tha se do të udhëtojë në Shkup për të marrë pjesën në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por nuk do të bisedojë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Borell shpjegoi në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba se nuk do të donte që selia e BE-së të mbetej bosh në Këshillin e OSBE-së. Ai ka sqaruar se do të marrë pjesë në darkën zyrtare, por më pas do të duhet të kthehet shpejt për shkak të takimeve të tjera në Bruksel.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë njoftoi se puna kryesore për sanksionet e reja evropiane kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë ka përfunduar dhe shprehu shpresën se vendimi përkatës do të miratohet në dhjetor.

“Nuk shoh asnjë shenjë lodhjeje në BE nga lufta në Ukrainë, të gjithë janë të shqetësuar dhe i njohin sukseset e ukrainasve. Nuk duhet të lejojmë që të jemi të lodhur”, komentoi ai. Borell vuri në dukje se ndihma totale e BE-së për Ukrainën tashmë ka arritur në 27 miliardë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu