Boris Johnson befason të gjithë me emrin që i vendosi djalit

Boris Johnson dhe e fejuara e tij, Carrie Symonds vendosën ta quajnë djalin e tyre të sapolindur, Wilfred Lawrie Nicholas, pjesërisht dhe si një shenjë për të shprehur mirënjohjen ndaj 2 mjekëve të terapisë intensive që shpëtuan jetën e liderit britanik, në një kohë kur ai luftonte me komplikacionet e shkaktuara nga koronavirusi.

Symonds e njoftoi emrin e djalit përmes një fotoje në Instagram ku ajo shfaqej me foshnjen, i cili tashmë i kishte cullufet bjonde si i ati.

32-vjeçarja tregon se emri Wilfred iu vendos djalit të vogël për të nderuar gjyshin e Boris ndërsa Lawrie u mor nga gjyshi i saj. Ajo shton se emri Nicholas ishte për të përkujtuar mjekët Nick Price dhe Nick Hart, të cilët luftuan për të shpëtuar jetën e Johnson në spitalin e St. Thomas.

“Nuk mund të jem më e lumtur se kaq. E kam zemrën plot!”, shkruan Symonds, duke falënderuar edhe njëherë stafin e maternitetit të Spitalit të Londrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu