Boris Johnson nis pushimet në Greqi, dalin videot duke bërë pazar në supermarket (VIDEO)

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ndodhet në Greqi. Në video të siguruara nga protothema.gr , Johnson është filmuar në një supermarket të Nea Makri teksa po bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.

Prania e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që ndodheshin në market, ndërsa Boris Johnson u ka buzëqeshur dhe i ka përshëndetur miqësisht me dorë.

Kujtojmë se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe se ata kanë një shtëpi të mrekullueshme fshati në Pelion, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu