Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell theksoi dje se një betejë e narrativave po vazhdon aktualisht në Ballkanin Perëndimor mes pandemisë COVID-19, transmeton koha.mk.
“Nëse shkoni në Beograd, ju do të mund të shihni bilborde të Presidentit Xi nga Kina në rrugët kryesore, duke thënë ‘Faleminderit vëlla Xi, ju jeni i vetmi që na ndihmoni”. Kjo është shumë qesharake, sepse unë kurrë nuk kam parë një billbord që shkruhet ‘Faleminderit BE-së për ndihmën që na ka ofruar”. Ne i kemi ofruar shumë ndihmë Serbisë dhe vendeve të tjera në Ballkan,” tha Borrell, i cili mori pjesë në seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.