Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave dhe se e mbështet plotësisht një proces të tillë.
Spanjolli deklaroi se duhet bërë përparim për një çështje të tillë.
Po ashtu, ai njoftoi për takimin e nivelit të lartë për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.
“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave të Kosovës: vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ne tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë. Unë gjithashtu do të lehtësoj një takim tjetër të nivelit të lartë për dialogun Beograd-Prishtinë në muajin qershor”, thuhet në një postim të faqes së EULEX-it në Kosovë”– shkruan Joseph Borell









