Borrelli thotë se Ballkanin e stabilizon vetëm Evropa, “grindja” Kosovë-Serbi provë për BE-në

Duke folur për sfidat e Bashkimti Evropian, për konfliktin në mes të Turqisë dhe Greqisë, për Bjellorusinë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka folur edhe për Ballkanin dukë thënë se BE-ja u përball me një provë të madhe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e siç e quan ai grindjes midis Serbisë dhe Kosovës.

“Nëse ne nuk e stabilizojmë Ballkanin, do të jetë shumë e vështirë të konsiderohesh një fuqi gjeopolitike. Sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë – vetëm evropianët”, ka thënë Borelli.

Udhëheqësi i Politikës së Jashtme të BE-së po ashtu ka paralajmëruar se udhëheqësit e bllokut të BE-së do të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë, përfshirë Lukashenkon. Kjo sipas tij pritet të ndodhë në fund të këtij muaji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu